Ushtria e Jemenit avancon në jug të Marib
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118714-ushtria_e_jemenit_avancon_në_jug_të_marib
Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë shënuar avancime të reja në jug të Bjeshkëve Al-Balak në provincën Marib dhe për herë të parë në këtë front kanë përdorur helikopterë sulmues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2021 12:10 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit avancon në jug të Marib

Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë shënuar avancime të reja në jug të Bjeshkëve Al-Balak në provincën Marib dhe për herë të parë në këtë front kanë përdorur helikopterë sulmues.

Gazeta libaneze "Al-Akhbar" duke cituar burime frontale në Jemen, ka shkruar: "Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit me ndihmën e forcave të fiseve Murad dhe Ubejde, pas luftimeve të ashpra me forcat e mbështetura nga koalicioni agresor saudit, ka arritur të depërtojë në rajone të gjera dhe strategjike të rrethit Al-Vadi që është një prej dy rretheve të provincës Marib që mbahet akoma nën kontrollin e forcave të mbështetura nga koalicioni agresor i Arabisë Saudite. Forcat jemenase gjithashtu kanë arritur të çlirojnë dhe marrin nën kontroll edhe rajone të rëndësishme gjatë avancimeve në Vadi Ajd si Bir Ale Aghar dhe pjesën lindore të qytetit Al-Falihe dhe dy rajone të tjera.

Burimet frontale në provincën Marib gjithashtu kanë njoftuar se ushtria e Jemenit për herë të parë në operacionet e saj ushtarake ka përdorur helikopterë sulmues në këtë rajon dhe ka bombarduar pozicionet e forcave të qeverisë në dorëheqje të Mansur Hadi.

Nga ana tjetër burimet informative të lidhura me qeverinë në dorëheqje të Mansur Hadi sot kanë njoftuar se baza ushtarake "Sahan Al-Xhin" në lindje të Marib është sulmuar me raketa njëkohësisht me praninë e Saghir bin Aziz, shefit të shtabit të luftës së qeverisë në dorëheqje të Jemenit. Sipas burimeve ushtarake, forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit po mundohen të marrin nën kontroll zonën naftore Safer në lindje të Marib dhe të plotësojnë hallkën e rrethimit të këtij qyteti.