Avionët luftarakë të Arabisë Saudite 45 herë bombardojnë Jemenin
Avionët luftarake të Arabisë Saudite në 24 orët e kaluara kanë bombarduar 45 herë rajonet e ndryshme të Jemenit duke përfshirë edhe kryeqytetin Sanaa.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot (të premten) kanë bombarduar 23 herë rrethet Al-Xhuba, Al-Vadi dhe Sirvah në provincën Marib.
Sipas këtij burimi, avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar 22 herë disa rajone në provincat Al-Xhuf dhe Hudejda si dhe kryeqytetin jemenas Sanaa. Gjithashtu në sulmin me artileri të ushtrisë së Arabisë Saudite në rajonin kufitar Al-Raku të provincës Sa’de në veri të Jemenit, është vrarë një grua dhe janë plagosur 7 persona të tjerë.
Ndërkohë Hamid Abdulkadir Antar, këshilltari i kryeministrit të Jemenit, sot (të premten) ka thënë: “Infrastruktura jetike dhe strategjike e Arabisë Saudite që ndodhen në listën e objektivave të ushtrisë së Jemenit, do të përballet me goditje shkatërruese dhe të dhimbshme të cilat do ta paralizojnë regjimin Ale Saud. Në fillim të luftës, ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit ka qenë duk u mbrojtur, mirëpo aktualisht forcat jemenase janë pozicionuar në gjendje të sulmit dhe betejën e luftës e kanë shtrirë në thellësinë e territorit të Arabisë Saudite. Të gjitha krimet e shteteve agresore janë regjistruar dhe dokumentar dhe krerët e këtyre shteteve me akuzë të krimeve të luftës do të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare. Sa i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, mjafton një goditje serioze për ta paralizuar EBA-të dhe mjafton vetëm një goditje e madhe e forcave të ushtrisë së Jemenit ndaj EBA që të gjitha investitorët e huaj të arratisen dhe ky vend të përballet me falimentim ekonomik”.