Kordahi: Nuk e tërheq deklaratën për agresionin saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118900-kordahi_nuk_e_tërheq_deklaratën_për_agresionin_saudit_kundër_jemenit
Ish-ministri libanez i Informacionit, George Kordahi, i cili dha dorëheqjen nën presionin e Arabisë Saudite, theksoi se ai nuk do të tërhiqte deklaratën e tij që denonconte agresionin e udhëhequr nga sauditët kundër Jemenit të varfër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2021 16:32 Europe/Tirane
  • Kordahi: Nuk e tërheq deklaratën për agresionin saudit kundër Jemenit

Ish-ministri libanez i Informacionit, George Kordahi, i cili dha dorëheqjen nën presionin e Arabisë Saudite, theksoi se ai nuk do të tërhiqte deklaratën e tij që denonconte agresionin e udhëhequr nga sauditët kundër Jemenit të varfër.

Më 3 dhjetor, Kordahi paraqiti dorëheqjen e tij në një përpjekje për të lehtësuar tensionet midis Libanit dhe Arabisë Saudite, e cila ushtroi presion të paparë mbi Bejrutin për të larguar ministrin 71-vjeçar pasi ai dënoi luftën e vazhdueshme të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Në një intervistë ekskluzive të shtunën,  me rrjetin e lajmeve në gjuhën arabe të Iranit, Al-Alam, Kordahi kur u pyet nëse do të përsëriste të njëjtat deklarata kritike kundër Arabisë Saudite lidhur me luftë brutale në Jemen, tha se nuk do të tërhiqej nga komentet e tij. Kordahi tha: “Po, do të përsëris të njëjtat deklarata. Sepse nuk thashë asgjë që ofendonte njeri dhe fola me mirëbesim. Fushata kundër meje për deklaratat e mia filloi në Liban. Prandaj, nëse kjo fushatë nuk do të kishte nisur në Liban, askush nuk do ta ndjente atë.” Ai vuri në dukje se u detyrua të jepte dorëheqjen nën presionin e jashtëm. “Në fakt, mund të them se kjo dorëheqje ka arritur shumë më tepër se sa mendoja në nivel kombëtar dhe personal. Për dyzet ditë më bënë presion nga të gjitha anët që të detyrohesha të jepja dorëheqjen. Kam rezistuar dyzet ditë. Mund të kisha rezistuar deri në katër vjet, por duhej të kisha parasysh interesat kombëtare”, tha ai. Kordahi kish deklaruar se forcat e ushtrisë jemenase dhe luftëtarët e tyre aleatë nga Komitetet Popullore po "mbronin veten ... kundër një agresioni të jashtëm" dhe se "shtëpitë, fshatrat, funeralet dhe dasmat po bombardoheshin" nga Arabia Saudite. Ai tha gjithashtu se lufta në Jemen ishte "e kotë" dhe se ishte "koha që ajo të përfundojë".