Kryeqyteti i Jemenit vazhdon të bombardohet nga sauditët
Avionët luftëtarakë të koalicionit saudit bombarduan edhe një herë kryeqytetin Sanaa.
Sipas Al-Masira, të enjten avionët agresorë sauditë sulmuan të paktën tre herë zonën lidhëse Al-Saba'in në Sanaa. Rrjeti i lajmeve Al-Jazeera citoi burime lokale të thoshin se avionët luftarakë të koalicionit saudit në këtë operacion sulmnuan një bazë qendrore të sigurisë në jug të kryeqytetit të Jemenit Sanaa. Thuhet se një numër i madh shtëpish u dëmtuan rëndë në bombardimin e natës së të mërkurës në Sanaa. Sulmi shkaktoi panik dhe detyroi disa qytetarë të largohen nga shtëpitë e tyre. Ditët e fundit, sulmet ajrore të koalicionit saudit në pjesë të ndryshme të Jemenit, përfshirë Sanaa, janë shtuar dhe deri më tani me dhjetëra civilë janë vrarë.