Avionët luftarak të koalicionit saudit bombardojnë stadiumin Sanaa
Burime mediatike raportuan sulme nga avionët luftarak të koalicionit agresor saudit në një stadium në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Sipas rrjetit të lajmeve Al-Mayadin; Të premten në mëngjes avionët luftarak të koalicionit saudit bombarduan zona të ndryshme të Sanaa, duke përfshirë stadiumin al-Thaura, në veri të qytetit,. Sipas raportit, një numër i civilëve jemenas u plagosën në sulmet. Para sulmit në stadiumin al-Thaura, Muhamed Ali al-Houthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, hodhi poshtë pretendimin e koalicionit saudit se në stadiumin al-Thaura ka pasur armatime dhe u bëri thirrje mediave të ekspozojnë gënjeshtrat e sulmuesve dhe të filmojnë stadiumin. Koalicioni i agresionit saudit më parë ka kryer 58 sulme me raketa në provinca të ndryshme të Jemenit. Luftimet midis Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen kanë nisur që nga marsi i vitit 2015 duke vrarë dhe plagosur me qindra mijëra jemenas dhe zhvendosur mbi 4 milionë njerëz. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite ka shkatërruar më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.