Agresorët saudit vazhdojnë sulmet artilerike në Jemen
Burime mediatike raportuan sulme artilerike nga koalicioni pushtues saudit në Saada të Jemenit. Sipas rrjetit Al-Masira, gjatë sulmeve me artileri të hënën, koalicioni agresor saudit sulmoi zonat "Al-Sheikh" dhe "Al-Muftah" të Saadas në veri të Jemenit.
Së fundmi, Ministri i Jashtëm i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, Hisham Sharaf, i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke kërkuar një rezolutë për t'i dhënë fund luftës dhe rrethimit të Jemenit sa më shpejt që të jetë e mundur. Më herët, Muhamed Ali al-Houthi, kryetar i Komitetit Suprem Revolucionar të Jemenit, tha se qeveria Sanaa mbështet një armëpushim gjithëpërfshirës në Jemen. Lufta e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen ka vrarë dhe plagosur deri më tani me qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë njerëz. Agresioni ushtarak saudit ka shkatërruar gjithashtu më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.