Kthimi i mbi një milion emigrantëve në Afganistan
(last modified Mon, 03 Jan 2022 14:21:54 GMT )
Janar 03, 2022 15:21 Europe/Tirane
  • Kthimi i mbi një milion emigrantëve në Afganistan

Organizata Ndërkombëtare për Emigrim ka konfirmuar kthimin e mbi një milion refugjatëve afganë nga Irani dhe Pakistani në Afganistan.

Agjencia e lajmeve AVA njoftoi se Organizata Ndërkombëtare për Emigrim me anë të një raporti, ka konfirmuar se shumica e këtyre personave kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në Iran dhe Pakistan.

Kjo organizatë në raportin e saj ka shkruar gjithashtu: “Në vitin 2021, në përgjithësi 1.146.750 refugjatë të paligjshme afganë janë kthyer në vendin e tyre që nga kjo shifër 1.127.000  kanë qenë të strehuar në Iran dhe mbi 19 mijë prej tyre kanë qenë të strehuar në Pakistan”.

Organizata Ndërkombëtare për Emigrim ka deklaruar se numri i personave të shpërngulur nga vendbanimet e tyre brenda Afganistanit gjatë vitit 2021, ka qenë rreth 670 mijë persona.

Tags