Jemenasit kapin anijen emiratase që mbante një sasi të madhe armësh
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit deklaroi se një anije mallrash me flamur të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila u kap nga trupat detare të Jemenit, mbante pajisje ushtarake, duke përfshirë automjete të blinduara dhe armë, të cilat u përdorën kundër popullit jemenas.
Duke folur në një konferencë shtypi të transmetuar në rrjetin televiziv të Jemenit al-Masirah të hënën, gjeneral brigade Jahja Sarei tregoi foto dhe video që ai tha se ishin të anijes së kapur të ngarkuar me municione të ndryshme, duke shtuar se anija është dërguar në portin Salif, në veri të Hudejdës. Më herët gjatë ditës, Sarei njoftoi sekuestrimin e anijes me flamur të Emirateve të Bashkuara Arabe në një postim të publikuar në faqen e tij në Twitter, duke thënë se anija u kap ndërsa ishte e përfshirë në "akte armiqësore" kundër sigurisë dhe stabilitetit të popullit jemenas në ujërat territoriale të Jemenit. Zyrtari i lartë ushtarak jemenas paralajmëroi më tej se forcat e armatosura të vendit nuk do të hezitojnë të kryejnë operacione më të mëdha kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite nëse Riadi vazhdon me aktet e tij armiqësore kundër popullit jemenas.