Shpërthim i fuqishëm në zonën industriale Al-Musafah të EBA
Burimet e informimit kanë njoftuar për shpërthimin e 3 cisternave transportuese të naftës në zonën industriale Al-Musafah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kanali televiziv Al-Jazira ka raportuar se si pasojë e shpërthimit të 3 cisternave transportuese të naftës në zonën industriale Al-Musafah, ka shpërthyer edhe një zjarr shumë i madh në këtë rajon.
l-Musafah është një zonë industriale e cila ndodhet në jugperëndim të qytetit Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Policia e Abu Dhabit duke konfirmuar këtë shpërthim, ka deklaruar: "Akoma nuk është dhënë ndonjë raport zyrtar në lidhje me dëmet e mundshme të shpërthimit të këtij zjarri të madh".
Sipas raportit të policisë së EBA, një zjarr tjetër i madh ka shpërthyer edhe në hapësirën e ndërtimeve të reja në aeroportin ndërkombëtar të Abu Dhabit i cili nuk ka pasur viktima në njerëz.
Kjo është në kohën kur pak më parë kishte shpërthyer një zjarr i madh edhe në zonën industriale Xhebel Ali në qytetin e Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Supozohet se këto shpërthime janë shkaktuar nga sulmet e forcave jemenase.