Ushtria e Jemenit kryen operacion të madh kundër Abu Dhabit
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit ka njoftuar për një operacion special të kryer nga forcat jemenase në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jahja Sari'e, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit sot (të hënën) duke konfirmuar kryerjen e operacioneve speciale në sulmin në thellësi të territorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka thënë: "Në orët e ardhshme do të japim më shumë detaje në lidhje me këtë operacion".
Ndërkohë anëtari i Këshillit Politik të Jemenit ka theksuar: "Nëse Emiratet e Bashkuara Arabe nuk heqin dorë nga agresioni ndaj Jemenit, do të përballen me sulme edhe më të dhimbshme në territorin e tyre".
Kanali televiziv Al-Jazira njoftoi se pas operacioneve të suksesshme të forcave të qeverisë së Sanaas kundër Ebu Dhabit, Muhamed Al-Bakhiti, anëtari i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, ka deklaruar: "I rekomandojmë Emiratet e Bashkuara Arabe që të mos vazhdojnë veprimet e tyre tensionuese, sepse në rast se do të vazhdojnë këto tensione, Jemeni është i detyruar të sulmojë më shumë në thellësinë e territorit të EBA".
Në lidhje me këto sulme, kanali televiziv Al Mejadin duke cituar burimet e tij informative, ka bërë të ditur se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit me 20 dronë dhe 10 raketa balistike, kanë sulmuar zona dhe objektive të ndjeshme dhe kyçe në territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Nga këto sulme janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 6 të tjerë".
Kjo është në kohën kur ditë më parë forcat detare të ushtrisë së Jemenit kanë konfiskuar një anije të Emirateve të Bashkuara Arabe që transportonte pajisje ushtarake në Detin e Kuq, veprim ky që ishte i paparë në 7 vitet e kaluara të luftës së Jemenit.
Ministri për informim i Jemenit ka deklaruar se goditja e një zone industriale në Abu Dhabi është një mesazh qortues për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dajfullah Al-Shami, ministri për informim i qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit, në reagim ndaj operacionit special të sotshëm të forcave jemenase kundër Abu Dhabit, në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar: "Mesazhi qortues që duhej të arrinte në Abu Dhabi, tanimë ka arritur. Buritë e marra me qira dhe organizatat të cilat po ushqehen me pasuritë e vendeve rreth Gjirit Persik duke përfshirë edhe OKB dhe KS, do të fillojnë të bëjnë zhurmë dhe të dënojnë këtë veprim. Por as zhurma e korbave dhe as zhurma e mizave, nuk na pengojnë në rrugën tonë".