Avionët luftarakë sauditë bombardojnë ndërtesën e parlamentit të Jemenit në Sanaa
Burimet mediatike raportuan se avionët luftarak sauditë bombarduan sot në mëngjes ndërtesën e parlamentit të Jemenit në qytetin Sanaa.
Avionët luftarakë të koalicionit agresor saudit të martën në mëngjes shënjestruan ndërtesën e parlamentit të Jemenit në Sanaa, njoftoi agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar kanalin al-Masira. Avionët luftarakë sauditë bombarduan gjithashtu një akademi ushtarake jemenase në Sanaa. Gjithashtu, 12 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të natës së kaluar të koalicionit në kryeqytetin e Jemenit Sanaa. Aktualisht po punohet për gjetjen e viktimave të sulmit nga nën rrënoja dhe puna e ndihmës po kryhet ngadalë pasi sulmet vazhdojnë. Sulmet erdhën pasi jemenasit arritën të shënjestrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe me 20 dronë dhe 10 raketa tokë-ajër në Zonën Industriale Musaffah dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit, duke shkaktuar dëme të rënda në Abu Dhabi. Një zëdhënës i forcave të armatosura të Jemenit gjithashtu të hënën tha: Operacioni Uragani i Jemenit ishte i suksesshëm dhe i arriti qëllimet e tij. Jahja Sari shtoi: Uragani jemenas shënjestroi aeroportet e Dubait dhe Abu Dhabit, rafinerinë e naftës në Abu Dhabi në Al-Masfa dhe një numër vendesh dhe objektesh të tjera të rëndësishme dhe të ndjeshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.