Al-Kadhimi premton masa të ashpra kundër elementëve destruktiv në Irak
(last modified Tue, 18 Jan 2022 15:03:55 GMT )
Janar 18, 2022 16:03 Europe/Tirane
  • Al-Kadhimi premton masa të ashpra kundër elementëve destruktiv në Irak

Kryeministri i Irakut ka premtuar ndërmarrjen e masave të ashpra kundër elementëve destruktivë dhe atyre që vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve në Irak.

Agjencia irakiane e lajmeve NINA njoftoi se pas ngjarjeve të javëve të fundit që ndodhen në Irak, si dy shpërthime terroriste në rajonin Karade të Bagdadit dhe sulmin kundër deputetëve të Parlamentit të këtij vendi, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe në këtë mbledhje janë diskutuar plane speciale me qëllim të ndërmarrjes së masave të ashpra kundër elementëve destruktiv me qëllim parandalimin e prishjes së sigurisë së Irakut.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, në këtë mbledhje theksoi: "Do të vendosen në zbatim masa shumë më të ashpra me qëllim të parandalimit të çfarëdo lloj operacioneve destruktive dhe terroriste në të ardhmen".

Al-Kadhimi ka kërkuar ridefinimin e fushëveprimit të forcave të sigurisë dhe forcave të inteligjencës dhe ka theksuar rritjen e veprimeve inteligjente për të parandaluar kryerjen e operacioneve destruktive.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut ka deklaruar se qëllimi i veprimeve dhe operacioneve destruktive dhe terroriste si shpërthimi në Bagdad është destabilizimi i vendit dhe prishja e sigurisë dhe qetësisë së shoqërisë, prandaj do të merren masa më të ashpra dhe do të zbatohen programe speciale të sigurisë për të parandaluar veprime të tilla.

Tags