Jemenasit protestojnë kundër agresionit, vriten dhjetëra mercenarë të Emirateve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121610-jemenasit_protestojnë_kundër_agresionit_vriten_dhjetëra_mercenarë_të_emirateve
Jemenasit janë mbledhur sot në kryeqytetin Sana'a, për të shpallur një mobilizim të përgjithshëm që synon t'i kundërvihet luftës shkatërruese dhe rrethimit të gjithanshëm ekonomik të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër vendit të tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2022 16:28 Europe/Tirane
  • Jemenasit protestojnë kundër agresionit, vriten dhjetëra mercenarë të Emirateve

Jemenasit janë mbledhur sot në kryeqytetin Sana'a, për të shpallur një mobilizim të përgjithshëm që synon t'i kundërvihet luftës shkatërruese dhe rrethimit të gjithanshëm ekonomik të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër vendit të tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve al-Maalomah, banorët e zonës Xhahanah në provincën Sana'a të shtunën njoftuan një mobilizim të përgjithshëm gjatë një tubimi fisnor. Ata dënuan krimet e tmerrshme dhe përshkallëzimin e vazhdueshëm nga vendet e përfshira në fushatën ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Këto krime nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, u zotuan ata, duke thënë se Amerika është armiku numër një i popullit jemenas. Të pranishmit thanë se SHBA është plotësisht përgjegjëse për agresionin kundër Jemenit, krimet e luftës dhe rrethimin mbytës kundër qytetarëve jemenas. Ndërkohë, dhjetëra terroristë takfiristë të ISIS-it të sponsorizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe janë vrarë kur forcat jemenase dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore aleate nisën një kundërofensivë kundër pozicioneve të tyre në provincën jugore të Jemenit, Shabvah. Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, gjeneral brigade Jahja Sarei, tha se njësitë e mbrojtjes raketore jemenase të shtunën në mëngjes lëshuan një raketë balistike në një tubim të terroristëve takfiristë në distriktin Usajlan. Ai shtoi se raketa goditi objektivin e caktuar me saktësi të madhe, duke lënë dhjetëra mercenarë të paguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe terroristë të ISIS-it të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Një numër komandantësh të rangut të lartë ishin në mesin e militantëve të vrarë. Disa automjete ushtarake që u përkisnin mercenarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe terroristëve të ISIS-it u shkatërruan gjithashtu në sulmin raketor jemenas, vuri në dukje Sarei.