Kompanitë e huaja po ikin nga Abu Dhabi dhe Dubai
Shumë kompani të huaja të hënën evakuuan zyrat e tyre në Abu Dhabi dhe Dubai ndërsa revolucionarët jemenas sulmuan Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Al-Bavaba Al-Akhbariya Al-Alamiyah, shumë kompani të huaja evakuuan zyrat e tyre në Abu Dhabi dhe Dubai, në të njëjtën kohë kur revolucionarët jemenas sulmuan Emiratet e Bashkuara Arabe. Burime ekonomike thanë se disa kompani të huaja mbyllën zyrat e tyre në Abu Dhabi dhe Dubai disa orë pas sulmeve të Ansarullahut ndaj objektivave jetike në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhjetra kulla dhe ndërtesa në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe janë zbrazur pothuajse pas largimit të punëtorëve nga kompanitë e huaja, theksuan burimet. Të hënën në mëngjes Abu Dhabi ishte në shënjestër të rezistencës jemenase. Jahja Sari, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, tha: Në fazën e tretë të Operacionit Al-Yaman, u shënjestruan zonat në brendësi të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë së cilës disa raketa balistike Zulfiqar goditën objektivat kyçe në Abu Dhabi dhe disa dronë-të Samad 3 goditën objektiva kritike në Dubai. Yahja paralajmëroi njerëzit që të qëndrojnë larg vendeve jetike në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më herët, revolucionarët jemenas paralajmëruan se kompanitë e huaja duhet të largohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi vendi është kthyer në një fushë beteje.