Koalicioni agresor saudit kryen me dhjetëra sulme kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122018-koalicioni_agresor_saudit_kryen_me_dhjetëra_sulme_kundër_jemenit
Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer me dhjetëra sulme e bombardime kundër vendbanimeve civile të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2022 13:34 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit kryen me dhjetëra sulme kundër Jemenit

Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer me dhjetëra sulme e bombardime kundër vendbanimeve civile të Jemenit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë ditës së sotme kanë kryer me dhjetëra sulme dhe bombardime në rajone të ndryshme të Jemenit dhe shumica e këtyre sulmeve ishin përqendruar në vendbanimet civile në provincat San'a, Haxhe, Marib dhe Xhuf të Jemenit.

Sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit agresor saudit në qytetin kufitar Manbe në provincën Sa'de kanë vrarë dhe plagosur disa civilë jemenas.