Koalicioni agresor saudit kryen me dhjetëra sulme kundër Jemenit
Shkurt 06, 2022 13:34 Europe/Tirane
Burimet informative kanë njoftuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer me dhjetëra sulme e bombardime kundër vendbanimeve civile të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë ditës së sotme kanë kryer me dhjetëra sulme dhe bombardime në rajone të ndryshme të Jemenit dhe shumica e këtyre sulmeve ishin përqendruar në vendbanimet civile në provincat San'a, Haxhe, Marib dhe Xhuf të Jemenit.
Sulmet e avionëve luftarakë të koalicionit agresor saudit në qytetin kufitar Manbe në provincën Sa'de kanë vrarë dhe plagosur disa civilë jemenas.
Tags