Arabia Saudite hap hotelin e parë për deve në botë
(last modified Sun, 06 Feb 2022 16:10:43 GMT )
Shkurt 06, 2022 17:10 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite hap hotelin e parë për deve në botë

Hoteli i parë për deve në botë është hapur në Arabinë Saudite. Ky hotel ka 120 dhoma të cilat quhen "Tatman" dhe tani është i gatshëm të ofrojë shërbime për deve.

Luksi i shfrenuar i njerëzve të pasur në Arabinë Saudite po ndiqet në kohën kur ekonomia e këtij vendi në vitin 2021, për shkak të politikave jostabile të regjimit Al Saud si dhe për shkak të llogarive të gabuara politike dhe ekonomike të autoriteteve saudite, është përballur me krizë të madhe.  

Kanali informativ Al Alam njoftoi se çmimi për një natë në hotelin e deveve është 400 rial të Arabisë Saudite, shumë kjo e barabartë me 106 dollarë.

Muhamed Al-Harbi, zëdhënësi i Klubit të Deveve në Arabinë Saudite, duke prezantuar hotelin e parë të deveve, ka thënë: "Ky hotel është hoteli i parë i llojit të tij në botë".

 

Tags