Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e koalicionit agresor saudit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122122-forcat_jemenase_sulmojnë_pozicionet_e_koalicionit_agresor_saudit
Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar forcat mercenare të koalicionit saudit në provincën Haxhe dhe kanë marrë nën kontroll rajone të tjera të kësaj province.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2022 13:23 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë pozicionet e koalicionit agresor saudit

Forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë sulmuar forcat mercenare të koalicionit saudit në provincën Haxhe dhe kanë marrë nën kontroll rajone të tjera të kësaj province.

Burimet jemenase njoftuar se në luftimet e zhvilluara të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër forcave mercenare të koalicionit agresor saudit në rajonet kufitare të provincës Haxhe në veriperëndim të Jemenit dhe në kufijtë jugor të Arabisë Saudite, janë vrarë ose plagosur me dhjetëra persona nga të dy palët.

Sipas burimeve jemenase, forcat e qeverisë së Sanaas kanë sulmuar nga bjeshka Al-Hejxha pozicionet e koalicionit agresor saudit në provincën Haxhe dhe pas luftimeve të zhvilluara mes të dy palëve, forcat e qeverisë së Sanaas kanë spastruar rajonin Al-Mahsam nga prania e forcave mercenare të koalicionit agresor saudit. Në luftimet e zhvilluara mes palëve, forcat e qeverisë së Sanaasë kanë marrë nën kontroll bazën e brigadës së parë të gardës kufitare të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Njëkohësisht me avancimin e forcave të qeverisë së Sanaasë, avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë kryer sulme të gjera kundër disa rajoneve në provincën Haxhe.