Forcat jemenase vrasin 35 mercenarë të koalicionit agresor saudit
Më shumë se 35 mercenarë të lidhur me presidentin e rrëzuar dhe të arratisur jemenas Mansur Hadi dhe me Partinë Reformuese u vranë në një pritë nga forcat revolucionare jemenase në rajonin verior Harez, thanë burimet ushtarake jemenase.
Dhjetëra mercenarë të lidhur me koalicionin agresor saudit u vranë gjithashtu gjatë përleshjeve me forcat e ushtrisë jemenase në kufirin saudito-jemenas, njoftoi agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar burimet ushtarake jemenase. Në dy ditët e fundit, forcat e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit kanë arritur të pengojnë përparimin masiv të ushtrisë saudite në periferi të rajonit Harez dhe kanë mundur të depërtojnë në territorin e Arabisë Saudite dhe në qytetin e Naxhranit në jug të Arabisë Saudite.