165 palestinezë të plagosur në Nablus
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122344-165_palestinezë_të_plagosur_në_nablus
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 165 palestinezë u plagosën në përleshjet me militantët sionistë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • 165 palestinezë të plagosur në Nablus

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 165 palestinezë u plagosën në përleshjet me militantët sionistë në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Kods Today gjithashtu raportoi se tre të rinj palestinezë u plagosën nga plumbat plastikë të qëlluar nga forcat izraelite pranë qyteteve Beit Ejza dhe Beit Daqo, në veriperëndim të Kodsit të pushtuar. Palestinezët që jetojnë në Nablus dhe Qalqilya gjithashtu u përleshën me forcat okupuese sioniste në Bregun Perëndimor, ku u plagosën një numër palestinezësh. Përplasjet u zhvilluan pas namazit të xhumasë dhe në shenjë proteste ndaj agresionit dhe krimeve të ushtrisë dhe kolonëve sionistë, veçanërisht të kolonëve në territoret palestineze. Ushtria sioniste shtypi palestinezët me plumba dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, Zyra Islamike e Vakëfës Kods njoftoi se 50 mijë njerëz morën pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga regjimi sionist në qytetin e Kudsit.