Hamas: Operacionet e rezistencës së palestinezëve, kundërpërgjigje ndaj kriminelëve sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122408-hamas_operacionet_e_rezistencës_së_palestinezëve_kundërpërgjigje_ndaj_kriminelëve_sionistë
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) duke mirëpritur operacionet anti-sioniste të palestinezëve në Kodsin e pushtuar, ka deklaruar se këto operacione janë kundërpërgjigje e natyrshme ndaj krimeve të forcave kriminele sioniste.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2022 13:14 Europe/Tirane
  • Hamas: Operacionet e rezistencës së palestinezëve, kundërpërgjigje ndaj kriminelëve sionistë

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) duke mirëpritur operacionet anti-sioniste të palestinezëve në Kodsin e pushtuar, ka deklaruar se këto operacione janë kundërpërgjigje e natyrshme ndaj krimeve të forcave kriminele sioniste.  

Lagjja Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar të shtunën në mbrëmje është sulmuar nga kolonët sionistë militantë dhe si pasojë e këtyre sulmeve, qytetarët palestinezë kanë kryer operacione të rezistencës dhe kanë shtypur me makinë një sionist.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Khalid Al-Azbat, zëdhënësi i Hamas, ka thënë: "Operacionet heroike të palestinezëve kryhen në kuadër të përballjes me pushtuesit sionist dhe janë kundërpërgjigje e natyrshme ndaj krimeve dhe sulmeve të armiqve sionist".

Khalid Al-Azbat gjithashtu ka thënë se sulmi i kolonëve sionist nën mbështetjen e ushtrisë së regjimit sionist, janë të dënuara me të gjitha format dhe shtoi: "Sulme të tilla të kolonëve sionistë kundër popullit të Palestinës në lagjen Shejkh Xharah do të bëhen shkak për ndezjen e zjarrit më të madh kundër pushtuesve sionistë. Prandaj, ne kërkojmë nga banorët e Kodsit të pushtuar dhe territoreve të pushtuara palestineze që të mbështesin dhe mbrojnë banorët palestinezë në lagjen Shejkh Xharakh".