Hushjar Zibari diskualifikohet nga zgjedhjet e presidentit të Irakut
Gjykata Federale e Irakut ka diskualifikuar Hushjar Zibari, kandidatin e Partisë Demokrate të Kurdistanit të Irakut, për zgjedhjen në postin e presidentit të Irakut.
Gjykata Federale e Irakut më parë pas ankesave të katër deputetëve të Parlamentit të këtij vendi, të cilët kanë deklaruar se kandidatura e Hushjar Zibari është në kundërshtim me Kushtetutën e Irakut, ka deklaruar se kishte pezulluar në mënyrë të përkohshme kandidaturën e tij.
Agjencia e lajmeve NINA e Irakut njoftoi se Gjykata Federale e Irakut sot (të dielën) pasi ka dëgjuar deklarata e palëve dhe ka shqyrtuar ankesat, e ka shpallur të paligjshme kandidaturën e Hushjar Zibari për postin e presidentit të Irakut dhe ka lëshuar verdiktin për heqjen e këtij kandidati.
Gjykata Federale e Irakut më 6 shkurt me anë të një vendimi, kishte urdhëruar ndërprerjen e të gjitha veprimeve në lidhje me kandidaturën e Hushjar Zibari për postin e presidentit të shtetit dhe kishte deklaruar se kjo kandidaturë është pezulluar deri në shqyrtimin e dosjes së paraqitur.