Vazhdimi i sulmeve të pushtuesit sionist në lagjen Sheikh Jarrah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122614-vazhdimi_i_sulmeve_të_pushtuesit_sionist_në_lagjen_sheikh_jarrah
Militantët sionistë pushtues vazhduan veprimet e tyre armiqësore dhe sulmuan edhe një herë lagjen Sheikh Jarrah në Kodsin Lindor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 17, 2022 08:08 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i sulmeve të pushtuesit sionist në lagjen Sheikh Jarrah

Militantët sionistë pushtues vazhduan veprimet e tyre armiqësore dhe sulmuan edhe një herë lagjen Sheikh Jarrah në Kodsin Lindor.

Ditët e fundit, disa qytete në Bregun Perëndimor dhe lagjja Sheikh Jarrah në Kodsin e pushtuar janë bërë skenë e përleshjeve mes popullit palestinez dhe milicive dhe kolonëve sionistë, ku disa flasin për fillimin e një tjetër intifade. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se 31 palestinezë u plagosën dhe të paktën 12 palestinezë u arrestuan gjatë përleshjeve të fundit me ushtrinë izraelite dhe kolonët. Sipas agjencisë së lajmeve Palestine Today, pushtuesit sionistë të mërkurën sulmuan sërish lagjen Sheikh Jarrah në Kodsin e pushtuar dhe arrestuan 13 palestinezë. Sionistët arrestuan gjithashtu të paktën 11 të rinj palestinezë duke sulmuar pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe duke u përleshur me palestinezët. Të mërkurën, në Gaza u mbajt një tubim solidariteti i rrymave kombëtare dhe islamike palestineze në mbështetje të banorëve të Kodsit dhe lagjes Sheikh Jarrah. Zona Sheikh Jarrah, e vendosur në aksin lindor të Kodsit të pushtuar, ka qenë një synim i rëndësishëm që nga viti 1967 për ndryshimin e strukturës demografike të Kodsit dhe privimin e tij nga identiteti islamik.