Norvegjia kërkon ndaljen e sulmeve sioniste kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122636-norvegjia_kërkon_ndaljen_e_sulmeve_sioniste_kundër_palestinezëve
Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë ka kërkuar ndaljen e sulmeve të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe ka deklaruar se Osllo po ndjek me shqetësim zhvillimet në Palestinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2022 11:26 Europe/Tirane
  • Norvegjia kërkon ndaljen e sulmeve sioniste kundër palestinezëve

Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë ka kërkuar ndaljen e sulmeve të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe ka deklaruar se Osllo po ndjek me shqetësim zhvillimet në Palestinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gori Solberg, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, ka deklaruar se vendi i tij është i shqetësuar se zhvillimet aktuale në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar do të rezultojnë një raund të ri të tensioneve dhe përleshjeve. Norvegjia për këtë arsye kërkon nga autoritetet e Izraelit që të ndalë shkatërrimin dhe konfiskimin e shtëpive të palestinezëve. Osllo zyrtare në bazë të ligjeve ndërkombëtare, i konsideron të paligjshme kolonitë sioniste në territoret e pushtuara palestineze duke përfshirë edhe ato në Kodsin e pushtuar”.

Sipas deklaratave të Solberg, qeveria e Norvegjisë mbështet projektet dhe planet e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në mbështetjen e të drejtave të popullit palestinez dhe për të ndihmuar ata për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve.

Më parë qendra e të dhënave “Vadi Halve” në një raport të saj kishte deklaruar se regjimi sionist në janarin e kaluar ka shkatërruar 34 objekte dhe ndërtesa që i përkasin palestinezëve në qytetin e Kodsit të pushtuar.