Koalicioni agresor saudit vazhdon sulmet dhe bombardimet kundër Jemenit
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite sot kanë sulmuar dhe bombarduar rajone të ndryshme të provincave Haxhe, Marib dhe Bejda të Jemenit.
Kanali televiziv të Al Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite 6 herë kanë bombarduar rrethin Harad në provincën Haxhe të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 6 herë rajonet Xhube dhe Vadi në provincën Marib dhe 2 herë kanë bombarduar qytetin Al-Savadije në provincën Bejda të Jemenit.
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë ditëve të kaluara kanë bombarduar rajone të ndryshme të Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira gjithashtu ka raportuar se njësitë e artilerisë së koalicionit agresor saudit sot (të dielën) kanë sulmuar rajonin kufitar Al-Kahar në rrethin Baghom të provincës Sa'de ku si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur 9 gra jemenase dhe një prej të plagosurave është në gjendje shumë kritike.
Someje Taifi, kryetarja e Organizatës së të Drejtave të Njeriut "Intesaf" ditën e shtunë në një raport, ka deklaruar: "Që nga fillimi i agresionit ushtarak saudit-amerikan kundër Jemenit e deri më tani, janë vrarë 2.426 gra dhe 3.847 fëmijë dhe janë plagosur 7.040 gra dhe fëmijë. Vazhdimi i bllokadës së Jemenit dhe konfiskimi i anijeve transportuese të karburanteve nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite, po shkakton pasoja katastrofale për sektorë të ndryshëm, sidomos për sektorin e shëndetësisë së Jemenit dhe këto pasoja janë arsye kryesore për rritjen e vdekjeve të fëmijëve, nënave dhe pacientëve të shtrirë nëpër spitale".