Hamas: Palestinezët përballen me kërcënimet kundër figurave kombëtare
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka dënuar sulmin me armë zjarri kundër një anëtari të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës dhe ka deklaruar se palestinezët duhet të kundërshtojnë dhe luftojnë kërcënimet ndaj personaliteteve dhe figurave kombëtare të Palestinës.
Khidr Adnan, një prej anëtarëve të lartë të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, të shtunën në mbrëmje është sulmuar me armë zjarri në qytetin Nablos.
Organizata spiunazhe Mossad e regjimit sionist kohë më parë ka deklaruar se liderët e rezistencës së Palestinës do të vriten nga agjentë të Mossad-it.
Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Hamas ditën e diele me anë të një deklarate, ka thënë: "Atentati kundër Khidr Adnan është në kundërshtim me të gjitha vlerat kombëtare të Palestinës për të cilat po lufton ai. Të gjithë palestinezët e dinë se Khidr Adnan sa kontribut të madh ka dhënë në rrugën e çështjeve kombëtare dhe të të drejtave të popullit të Palestinës, sidomos në çështjen e të burgosurve palestinezë dhe në çështjen e Kodsit".
Hamas gjithashtu ka paralajmëruar për kaos dhe pasiguri në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe ka deklaruar se Autoriteti Autonom i Palestinës është përgjegjës për neglizhencën e treguar në këtë drejtim.