Arabia Saudite shton shpenzimet ushtarake për vitet e ardhshme
Shefi i organizatës së industrive ushtarake të Arabisë Saudite duke theksuar përpjekjet e Riadit për arritjen në vetëmjaftueshmëri në industritë e mbrojtjes, ka njoftuar për shtimin me 50% zë shpenzimeve ushtarake të këtij vendi deri në vitin 2030.
Riadi gjatë viteve të kaluara vazhdimisht është përballur me mungesë buxhetore që shkak më kryesor i tij ka qenë çmimi jo stabil i naftës, kriza ekonomike dhe përhapja e pandemisë së virusit Korona, mirëpo një prej shkaqeve më kryesore që e ka munduar më së shumti ekonominë e Arabisë Saudite, është agresioni ushtarak dhe lufta e zgjatur shumë dhe natyrisht pa kurrfarë rezultati e Arabisë Saudite në Jemen e cila ka filluar që nga viti 2015.
Qëllimi kryesor i Arabisë Saudite nga blerja e armatimeve të rënda, është përpjekja e këtij vendi për ta ruajtur regjimin sundues duke u mbështetur te fuqitë perëndimore.
Arabia Saudite ka zhvilluar një forum njëditore me titull "Riadi për mbrojtje" me pjesëmarrjen e mbi 300 personaliteteve shtetërore dhe ushtarake nga e gjithë bota për zgjerimin e koordinimeve dhe vazhdimin e bisedimeve në lidhje me industritë e mbrojtjes.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Ahmed Al-Aovhali, shefi i Organizatës së Industrive Ushtarake të Arabisë Saudite, të dielën në këtë forum, deklaroi: "Arabia Saudite po vazhdon përpjekjet për kombëtarizimin e industrive ushtarake dhe të sigurisë së vet dhe deri në vitin 2030, do t'i rrisë shpenzimet ushtarake me 50% për pajisje luftarake dhe për shërbime ushtarake të saj".