Xhihadi Islamik dënon krimet e fundit të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i123972-xhihadi_islamik_dënon_krimet_e_fundit_të_regjimit_sionist
Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me anë të një deklarate, ka dënuar krimet e fundit të regjimit sionist në martirizimin e të rinjve palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 15, 2022 17:57 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik dënon krimet e fundit të regjimit sionist

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës me anë të një deklarate, ka dënuar krimet e fundit të regjimit sionist në martirizimin e të rinjve palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar kampin Balate në lindje të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe gjatë përleshjeve me palestinezët, kanë vrarë një të ri palestinez me emrin Nadir Hejtham Rijan. Një palestinez tjetër është vrarë gjithashtu nga sulmi i forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonin Rahat në territoret e pushtuara të vitit 1948 të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Shams News njoftoi se Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës sot (të martën) me anë të një deklarate, ka thënë: “Gjaku i martirëve palestinezë e forcon bashkimin e popullit tonë dhe ndez më shumë zjarrin e rezistencës. Këto krime barbare të cilat po e godasin popullin e Palestinës në kuadër të plaçkitjes së vendit tonë, edhe një herë kanë treguar qartë fytyrën e vërtetë të regjimit racist sionist dhe gjithashtu tregojnë se forcat ushtarake të regjimit sionist po vazhdojnë të godasin dhe të vrasin popullin e Palestinës”.

Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës në këtë deklaratë ka kërkuar të mbahet ndezur flakadani i rezistencës në të gjitha qytetet, fshatrat dhe kampet e palestinezëve në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në territoret e pushtuara palestineze në përballje me forcat ushtarake pushtuese sioniste.