Identifikimi i koronavirusit të ri në territoret e pushtuara
Mediat sioniste raportuan për identifikimin e dy personave me një koronavirus të ri dhe të panjohur në territoret e pushtuara.
Sipas IRNA, duke cituar rrjetin i24 të regjimit izraelit, zyrtarët shëndetësorë të këtij regjimi njoftuan dje (e mërkurë) se dy raste të virusit të ri dhe të panjohur të koronavirusit, simptomat e të cilëve nuk ishin të rrezikshme janë identifikuar tek dy persona me virusin mutant "B1" dhe "B2". Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë izraelite, ky lloj i koronavirusit ende nuk është i njohur në botë dhe të dy rastet u zbuluan pas ekzaminimit të tyre kur mbërritën në aeroportin Ben Gurion. “Pacientët kishin simptoma të lehta të etheve, dhimbje koke dhe dhimbje trupi dhe nuk kishin nevojë për kujdes të veçantë mjekësor”, thuhet në deklaratë. Ministria izraelite e Shëndetësisë thotë se që nga shpërthimi i pandeimisë koronare në shkurt 2020, janë identifikuar më shumë se 3.7 milionë raste të virusit dhe më shumë se 10,300 njerëz kanë vdekur.