Hamas dhe Xhihadi Islamik bëjnë thirrje për intensifikimin e rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124076-hamas_dhe_xhihadi_islamik_bëjnë_thirrje_për_intensifikimin_e_rezistencës
Krerët e lëvizjeve Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) dhe Xhihadi Islamik i Palestinës kanë kërkuar intensifikimin e rezistencës kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 17, 2022 16:18 Europe/Tirane
  • Hamas dhe Xhihadi Islamik bëjnë thirrje për intensifikimin e rezistencës

Krerët e lëvizjeve Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) dhe Xhihadi Islamik i Palestinës kanë kërkuar intensifikimin e rezistencës kundër regjimit sionist.

Sulmet dhe agresioni i regjimit sionist është shtuar gjatë javëve të fundit kundër popullit palestinez në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës dhe kjo është në kohën kur grupet e rezistencës së Palestinës në reagim ndaj këtyre krimeve, shumë herë kanë deklaruar se rezistenca gjithëpërfshirëse e armatosur është i vetmi opsion mbrojtës përball agresionit sionist.

Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, është takuar me një delegacion të lëvizjes Rezistenca Islamike e Palestinës (Hamas) drejtuar nga Saleh Al-Aruvi, zv/shefi i zyrës politike të Hamas, në Bejrut. Në këtë takim, të dy palët kanë lëshuar një deklaratë në të cilën theksojnë përballjen me agresionin dhe sulmet e vazhdueshme të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës në Kodsin e shenjtë, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Rripin e Gazës dhe në territoret e tjera palestineze të pushtuara në vitin 1948.

Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë kërkuar intensifikimin e rezistencës kundër regjimit sionist për shkak të agresioneve dhe sulmeve ushtarake të përditshme të këtij regjimi kundër territoreve, vendeve të shenjta dhe popullit të Palestinës.

Vlen të theksohet vetëm gjatë kësaj jave janë vrarë tre palestinezë në Nablos, Kalandia dhe në territoret e pushtuara palestineze në vitin 1948, si pasojë e sulmeve të forcave ushtarake të regjimit sionist.