Terroristët e Fronti Nusra shkelin armëpushimin në Idlib të Sirisë
(last modified Fri, 18 Mar 2022 14:18:12 GMT )
Mars 18, 2022 15:18 Europe/Tirane
  • Terroristët e Fronti Nusra shkelin armëpushimin në Idlib të Sirisë

Terroristët e grupit Fronti Nusra po vazhdojnë të shkelin marrëveshjen e armëpushimit në zonat për reduktimin e tensioneve në provincën Idlib të Sirisë.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se baza ushtarake ruse Hamimim që mbikëqyr respektimin e armëpushimit në Siri, ditën e premte me anë të një deklarate, ka deklaruar se terroristët e grupit takfirist Fronti Nusra në 24 orët e kaluara kanë shkelur 34 herë armëpushimin në zonat për reduktimin e tensioneve në provincën Idlib duke kryer sulem në rajone të ndryshme.

Kjo është në kohën kur qendra ruse për mbikëqyrjen e respektimin e armëpushimit në Siri më parë ka deklaruar se grupi terrorist Fronti Nusra ka kryer 58 sulme në zonat për reduktimin e tensioneve në rajone të ndryshme. Sipas raportit të kësaj qendre ruse, shkelja e armëpushimit kryesisht është bërë në provincat Latakia, Hamah dhe Idlib. Provinca Latakia disa herë është sulmuar nga terroristët takfirist të grupit Fronti Nusra ndërkohë që terroristët takrifistë kanë kryer sulme edhe në provincën Alepo.

Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve SANA njoftoi se persona të armatosur dhe të panjohur kanë kryer një atentat dhe kanë vrarë Tejsir Al-Akala, kryetarin e kuvendit të qytetit Xhasem në provincën Daraa para shtëpisë së tij në qendër të këtij qyteti.

Radi Al-Xhalam, ish-kryebashkiak i qytetit Xhasem, gjithashtu është vrarë janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi të personave të armatosur.

Terroristët që veprojnë në Daraa shpeshherë sulmojnë edhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë dhe popullatën civile të këtij rajoni të Sirisë.