Haniyeh: Operacioni heroik i Hamarasheh dëmtoi të gjithë regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i124668-haniyeh_operacioni_heroik_i_hamarasheh_dëmtoi_të_gjithë_regjimin_sionist
Kreu i Byrosë Politike të Hamasit njoftoi: Populli palestinez dhe të liruarit e Umetit Islam janë krenarë për operacionin heroik të heroit Zia Hamarasheh.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 30, 2022 20:58 Europe/Tirane
  • Haniyeh: Operacioni heroik i Hamarasheh dëmtoi të gjithë regjimin sionist

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit njoftoi: Populli palestinez dhe të liruarit e Umetit Islam janë krenarë për operacionin heroik të heroit Zia Hamarasheh.

Ismail Haniyeh njoftoi: Populli palestinez dhe të liruarit e Umetit Islam janë krenarë për operacionin heroik të heroit martir Zia Hamarsheh. Ky operacion dëmtoi gjithë regjimin sionist dhe rivizatoi hartën e atdheut në prag të përvjetorit të Ditës së Tokës, e cila ringjall frymën e aderimit në këtë tokë të bekuar në kombin tonë. Kreu i byrosë politike të Hamasit shtoi: Me këtë operacion heroik, ky martir përcolli mesazhin se e ardhmja është në duart e pronarëve të kësaj toke dhe jo në duart e regjimit sionist apo normalizuesve të marrëdhënieve me këtë regjim dhe atyre që bashkëpunojnë me të. Haniyeh sqaroi: Kombi ynë, nga zemra e të cilit kanë lindur këta heronj do të vazhdojë të ngrejë "shpatën e Kodsit" që Gaza e nxori nga këllëfi Ramazanin e kaluar. Kreu i Byrosë Politike të Hamasit tha: Kjo qëndresë heroike, legjitime dhe morale për të shkatërruar pushtuesit, për të çmontuar vendbanimet e tyre do të vazhdojë deri në çlirimin e kombit.