Ana tjetër e përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë e koalicionit izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i125138-ana_tjetër_e_përpjekjeve_për_të_rrëzuar_qeverinë_e_koalicionit_izraelit
Me largimin e papritur të zonjës Idit Silman nga partia në pushtet Jemina, qeveria e koalicionit e kryeministrit izraelit Naftali Bennett u afrua një hap më afër rrëzimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2022 16:56 Europe/Tirane
  • Ana tjetër e përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë e koalicionit izraelit

Me largimin e papritur të zonjës Idit Silman nga partia në pushtet Jemina, qeveria e koalicionit e kryeministrit izraelit Naftali Bennett u afrua një hap më afër rrëzimit.

Largimi i Silman nga koalicioni me Bennett do të reduktojë përkrahësit e kabinetit të tij në 60 dhe rrisë kundërshtarët e tij po në 60. Në këtë rast, kabineti i Naftali Bennett dhe Yair Lapid do të mund të miratojë projektligjet e tyre vetëm përmes votimit të partive jashtë koalicionit (siç është Lista e Përbashkët Arabe). Sipas marrëveshjes, Bennett do të qëndronte në postin e kryeministrit të Izraelit deri në gusht të vitit 2023 dhe më pas Yair Lapid, kreu i partisë "Yesh Atid", do të jetë Kryeministër i Palestinës së pushtuar deri në fund të legjislativit. Por në situatën aktuale duket se nuk ka asnjë perspektivë për këtë, pasi një marrëveshje e re nuk është e imagjinueshme. Si rezultat ka të ngjarë që Izraeli të rihyjë në tunelin e errët të pasigurisë politike në të cilin Lapid dhe Bennett u bllokuan dy vjet para formimit të qeverisë së koalicionit dhe ekziston mundësia për zgjedhje të parakohshme për të pestën herë në më pak se dy vjet. Tani shtrohet pyetja, se cilët janë faktorët që e vendosin qeverinë e koalicionit të Bennett dhe Lapid një hap më afër rrëzimit dhe cilat janë to faktorë që krijojnë një të ardhme të pasigurt dhe të brishtë? Me sa duket, historia është se Benjamin Netanyahu, lideri i partisë rivale Likud, e mashtroi Idit Silman duke e inkurajuar që të largohej nga koalicioni Bennett dhe i ofroi asaj postin e ministrit të Shëndetësisë në kabinetin e ardhshëm, por deklarata e Silman se ajo ka refuzuar të bashkëpunojnë me koalicionin qeverisës për shkak të dëmtimit të identitetit hebre të Izraelit, tregon faktin se ajo, ashtu si shumë të djathtë izraelitë, është e pakënaqur me dështimet e përsëritura të administratës Bennett në fushën e sigurisë, duke i hapur rrugën kështu Netanyahut që të shfrytëzojë rastin. Ndërsa mbante takimet në Sharm el-Sheikh, Akaba dhe Al-Naqb, qeveria Bennett u përpoq të pretendonte se qeveria e saj po përpiqej të normalizonte marrëdhëniet me disa vende arabe pa zgjidhur çështjen palestineze, por vetëm brenda një jave, u kryen tre sulme anti- izraelite në Beer Al-Saba, Al-Khadira dhe Bani Brakdar në brendësi të territoreve të pushtuara nga Izraeli në vitin 1948, ku u vranë 11 izraelitë dhe u plagosën 19 të tjerë. Gjatë këtyre takimeve, regjimi sionist nëpërmjet projektit të Iranofobisë dhe duke e zmadhuar këtë çështje, u përpoq ta prezantonte veten se kishte mbështetje nga vendet e reja, por këto operacione treguan se regjimi nuk është në gjendje të garantojë as sigurinë e tij.  Duke qenë se të tre operacionet u kryen brenda Izraelit dhe jashtë kontrollit dhe kufijve të sigurisë së Autoritetit Palestinez, përgjegjësia për dështimin për të parandaluar këto operacione i takon tërësisht vetë regjimit sionist dhe ajo që e rëndon edhe më shumë këtë dështim është se këto operacione kanë qenë të ndryshme dhe janë bërë në intervale kohore mesatarisht një në çdo dy ditë, gjatë të cilave forcat ushtarake dhe të sigurisë të regjimit sionist ishin në gatishmëri të plotë.  Këto operacione, në një kohë që krijuan unitet dhe solidaritet midis palestinezëve, nga ana tjetër shkaktuan përçarje dhe ndasi midis sionistëve dhe përfundimisht hapën rrugën për rënien e qeverisë së brishtë të koalicionit të Bennett dhe Lapid.