Turqia urdhëron dorëzimin e dosjes Khashoggi tek Arabia Saudite
Gjyqësori turk të enjten vendosi t'i referojë Arabisë Saudite çështjen e vrasjes së "Jamal Khashoggi", gazetarit saudit i cili u vra në Stamboll në tetor 2018.
Sipas AFP; Vendimi vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së fundmi bëri një deklaratë për një udhëtim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe pas kësaj një prokuror turk i kërkoi gjykatës turke të pezullonte dhe ndërpriste gjykimin në mungesë të të dyshuarve për vrasjen e Jamal Khashoggi. Jamal Khashoggi, një gazetar kritik ndaj Muhamed bin Salman, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, u vra brutalisht në tetor 2018 në Konsullatën e Riadit në Stamboll. Në reagim ndaj vrasjes, zyrtarët e Ankarasë nisën një gjyq në mungesë për të gjykuar autorët, gjë që ndër të tjera, acaroi rëndë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite. Qeveria amerikane në një raport mbi vrasjen tha se ajo u krye me urdhër të drejtpërdrejtë të princit të kurorës saudite, Muhamed bin Salman. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, vendi i të cilit është në një gjendje të vështirë ekonomike, kohët e fundit ka filluar përpjekjet për t'u integruar me shtetet arabe të Gjirit Persik dhe gjithashtu ka shprehur dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e Turqisë me Arabinë Saudite.