Deklarata e Hamasit për mbrojtjen e xhamisë Al Aksa
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka lëshuar një deklaratë duke i kërkuar qytetarëve palestinez që nesër (të premten) të mbërrijnë në Kodsin e shenjtë për të mbrojtur xhaminë Al Aksa.
Qytetet e rajonit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë, veçanërisht qyteti Xhenin janë përballur me një përshkallëzim të agresionit dhe dhunës së forcave ushtarake sioniste që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe një numër palestinezësh janë vrarë ose plagosur nga forcat ushtarake sioniste.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sot (e enjte) lëshoi një deklaratë në të cilën i bërë thirrje popullit palestinez nga të gjitha zonat dhe rajonet të mblidhet të premten në Bejtul-Mokades për të mbrojtur Xhaminë Al Aksa dhe Kodsin përball rreziqeve të forcave pushtuese sioniste dhe për ta thyer programin e regjimit sionist për përdhosjen e këtij vendi të shenjtë.
Në deklaratën e Hamasit thuhet: "Tubimi i palestinezëve në xhaminë Al Aksa tregon unitetin e popullit palestinez dhe forcën e tij për t'iu kundërvënë regjimit pushtues izraelit dhe kolonëve sionistë, si dhe për të theksuar në të drejtat e tij kombëtare, në krye të të cilave qëndron Kodsi i shenjtë”.
Sot në mëngjes, Saleh al-Arouri, zv/shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), u bëri thirrje palestinezëve që të mobilizohen kundër sulmeve të forcave ushtarake sioniste të cilat po vazhdojnë në qytete dhe qyteza të ndryshme në të gjitha territoret e pushtuara të Palestinës.
Që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, pas përshkallëzimit të tensioneve në territoret e pushtuara, thirrjet dhe kërcënimet nga të ashtuquajturat grupe të "tempullit" dhe rabinët për të hyrë me dhunë në xhaminë Al Aksa gjatë festave hebraike, janë intensifikuar edhe më shumë.
Ndërkohë, grupet e rezistencës palestineze kanë deklaruar vazhdimisht se lufta kundër regjimit pushtues në Kodsin e shenjtë është gjithëpërfshirëse dhe se makina e shtypjes dhe kriminale e regjimit sionist nuk mund të dëmtojë vendosmërinë e popullit palestinez për të ecur drejt rezistencës si opsioni i vetëm për çlirim.