Demonstrata në Nju Jork në mbështetje të rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126008-demonstrata_në_nju_jork_në_mbështetje_të_rezistencës_palestineze
Një grup mbështetësish të Palestinës demonstruan përpara konsullatës izraelite në Nju Jork në mbështetje të rezistencës palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 21, 2022 16:50 Europe/Tirane
  • Demonstrata në Nju Jork në mbështetje të rezistencës palestineze

Një grup mbështetësish të Palestinës demonstruan përpara konsullatës izraelite në Nju Jork në mbështetje të rezistencës palestineze.

Kodsi dhe Xhamia Al-Aksa kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve më të këqija midis milicive sioniste dhe besimtarëve palestinezë që nga e premtja më 15 prill. Të paktën 160 palestinezë u plagosën dhe më shumë se 400 të tjerë u arrestuan në këto përleshje. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit, një grup mbështetësish të Palestinës protestuan sot përpara konsullatës izraelite në Nju Jork, duke brohoritur "Palestina e lirë" dhe "Allahu Akbar". Ata gjithashtu dënuan krimet e regjimit sionist në territoret e pushtuara. Një nga pjesëmarrësit në këto demonstrata tha: Sot ne e njohim rezistencën palestineze brenda dhe jashtë "mureve të burgut".  Ata po luftojnë për çlirimin e Palestinës, mbrojtjen e popullit palestinez dhe popullit të botës kundrejt sionistëve, hegjemonizmit dhe imperializmit. Ministria e Vakëfeve Islame të Kodsit sot njoftoi se në pesë ditët e fundit, gjithsej 3670 okupatorë sionistë sulmuan xhaminë Al-Aksa. Pas sulmit të kolonëve dhe ushtarëve sionistë në xhaminë Al-Aksa, lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze Hamas sot në një deklaratë, për të mbrojtur xhaminë Al-Aksa, bëri thirrje për një "mobilizim publik". Grupet e rezistencës palestineze, ditët e fundit, kanë paralajmëruar për pasojat e çdo sulmi ndaj Xhamisë Al-Aksa nga kolonët dhe ushtarët sionistë.