Koalicioni saudit pengon rihapjen e aeroportit të Jemenit
Një anëtar i byrosë politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit tha: Regjimi saudit po bllokon rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Sanaa dhe hyrjen e anijeve në portin e Al-Hudaidah.
Ali al-Qahoum, një anëtar i byrosë politike të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, tha se rihapja e aeroportit Sanaa dhe hyrja e anijeve në portin e Al-Hudaidah ishte e drejtë e popullit jemenas dhe nuk mund të negociohej. Ai shtoi: Armpushimi trajton në thelb çështjet humanitare dhe zvogëlon vuajtjet e e agresionit dhe rrethimit të jemenit. Mohammed Abdul Salam, kreu i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, gjithashtu dje (e martë) tha se muaji i parë i armëpushimit humanitar pothuajse do të përfundonte pa përparim në dispozitat e tij më të rëndësishme, sic është rihapja e Aeroportit Ndërkombëtar Sanaa. Luftimet midis Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj deri më tani kanë vrarë dhe plagosur qindra mijëra jemenas dhe kanë zhvendosur më shumë se 4 milionë.