Ismail Rezvan: Xhamia Al-Aksa është një vijë e kuqe
Një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) njoftoi se Dita Botërore e Kodsit përkon me agresionin e regjimit sionist kundër xhamisë Al-Aksa.
Ismail Rezvan, një anëtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), të enjten tha se këtë vit, Dita Botërore e Kodsit përkon me agresionin e Izraelit në Al-Kods, veçanërisht xhamisë Al-Aksa, si dhe me një seri operacionesh heroike palestineze në Negev dhe Bregun Perëndimor. Rezvan duke theksuar natyrën arabe dhe islame të xhamisë Al-Aksa dhe të Al-Kodsit përshëndeti masat e popullit palestinez të vendosur në xhaminë Al-Aksa, të cilët penguan planin sionist për të masakruar ambientet brenda xhamisë Al-Aksa. Kjo xhami është kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës dhe kibla e parë e muslimanëve në botë dhe vendi i tretë i shenjtë i muslimanëve. Anëtari i Hamasit iu referua Xhamisë Al-Aksa si vija e kuqe palestineze dhe theksoi se Hamasi nuk do të lejojë veprime kundër xhamisë Al-Aksa dhe Kodsit të pushtuar. Rezvan i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë veprime urgjente për të ndalur krimet e pushtuesve kundër popullit palestinez dhe vendeve të shenjta të tij dhe u bëri thirrje vendeve islamike dhe arabe që të mbështesin palestinezët në Kods kundër planeve të regjimit sionist.