Prill 30, 2022 08:05 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrje masive  e bahrejnasve në tubimin për të kundërshtuar kompromisin

Populli i Bahrejnit të premten edhe një herë me rastin e Ditës Botërore të Kodsit demonstroi mbështetje për popullin palestinez dhe dënoi normalizimin e marrëdhënieve të vendit të tyre me regjimin sionist.

Demonstratat e popullit Bahrejn u zhvilluan gjatë natës në zona të ndryshme, duke përfshirë Al-Daraz, Al-Dair, Setra, Shahrkan, Al-Morkh dhe Abu Quëa.  Protestuesit e Bahrejnit pranë rrugës kryesore të Manama-s valëvitën flamujt palestinezë. Populli i Bahrejnit pranoi dje kërkesën e Ajetollah “Isa Qassem”, liderit shiit të vendit dhe dolën në rrugë për të organizuar Ditën Botërore të Kodsit dhe për të dënuar normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist. Populli i Bahrejnit, që nga shpallja e kompromisit me regjimin pushtues sionist, përkundër represioneve të shumta të regjimit të Al-Khalifes, gjithmonë e ka dënuar tradhtinë e Al-Khalifes ndaj Palestinës dhe Umetit Islamik duke mbajtur demonstrata të shumta. Në shtator 2020, Bahrejni, i ndërmjetësuar nga qeveria e atëhershme amerikane e kryesuar nga Donald Trump, nënshkroi një marrëveshje normalizimi me regjimin pushtues në Kods të njohur si "Marrëveshja e Abrahamit" dhe vendosi zyrtarisht marrëdhënie diplomatike me Tel Avivin.

Tags