Khalid Kadumi: Çlirimi i Kodsit është vullneti i pathyeshëm i myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126438-khalid_kadumi_Çlirimi_i_kodsit_është_vullneti_i_pathyeshëm_i_myslimanëve
Përfaqësuesi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Teheran, duke iu referuar mbajtjes së Ditës Botërore të Kodsit në pesë kontinente të botës, e quajti çlirimin e Kodsit vullnet të pathyeshëm të besimtarëve myslimanëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2022 15:16 Europe/Tirane
  • Khalid Kadumi: Çlirimi i Kodsit është vullneti i pathyeshëm i myslimanëve

Përfaqësuesi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Teheran, duke iu referuar mbajtjes së Ditës Botërore të Kodsit në pesë kontinente të botës, e quajti çlirimin e Kodsit vullnet të pathyeshëm të besimtarëve myslimanëve.

Përfaqësuesi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në Teheran shtoi se nuk është e mundur që popujt liridashës të heshtin përballë sundimit hegjemonist dhe krimeve të regjimit sionist.

“Ne jemi një komb dhe të gjithë qëndrojmë përball një armiku të përbashkët, që është regjimi sionist”,- tha Kadumi.

Përfaqësuesi i Hamasit në Iran deklaroi se vullneti i pathyeshëm i popullit palestinez ka mundur ushtrinë e regjimit sionist, duke theksuar se identiteti i rezistencës është Kodsi dhe rezistenca nuk është vetëm për të mbrojtur Rripin e Gazës, por për të mbrojtur të gjithë Palestinën.

Qyteti i Kodsit të shenjtë në të cilin ndodhet Xhaminë Al Aksa, Kibla e parë e besimtarëve myslimanë, është pjesë pandashme e Palestinës dhe një nga tre vendet e shenjta islame më të rëndësishme.

Në vitin 2016, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) miratoi një rezolutë në të cilën hodhi poshtë çdo lidhje historike, fetare ose kulturore midis regjimit sionist dhe vendeve të shenjta në Bejtul-Mokades, veçanërisht Xhamisë Al Aksa, duke e shpallur atë një vend të shenjtë për besimtarët myslimanë.