Hamasi kritikon sulmet izraelite në xhaminë Al-Aksa
Lëvizja palestineze e rezistencës Hamasi ka paralajmëruar regjimin e Tel Avivit kundër kalimit të "vijave të kuqe" në kompleksin e xhamisë al-Aksa në Kudsin e Shenjtë, ndërsa forcat ushtarake izraelite dhe kolonët sionistë vazhdojnë me aktet e tyre të agresionit kundër besimtarëve myslimanë.
“Vrasja e një roje izraelite në hyrje të vendbanimit të paligjshëm Ariel në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të pushtuar, e pretenduar nga Brigadat al-Kasam, përcolli mesazhin se përdhosja e vendeve të shenjta, veçanërisht xhamisë al-Aksa, do të trazonte të gjitha ekuacionet”, tha në një deklaratë Jaser al-Barghuti, kreu i zyrës së marrëdhënieve kombëtare të Hamasit në Bregun Perëndimor. Ai shtoi se Hamasi, Brigadat al-Aksa dhe grupet e tjera të rezistencës, përveç gjithë kombit palestinez, janë të gatshëm të bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për xhaminë al-Aksa. Barghuti paralajmëroi gjithashtu autoritetet izraelite kundër përdhosjes së vazhdueshme të vendeve të shenjta në Kudsin e pushtuar, duke theksuar se të gjitha masat e sigurisë të regjimit sionist do të jenë të pavlefshme në rast se kjo praktikë vazhdon.