Kolonët sionistë sulmojnë xhaminë Al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i126684-kolonët_sionistë_sulmojnë_xhaminë_al_aksa
Kolonët sionistë sulmuan xhaminë Al-Aksa me rastin e përvjetorit të pushtimit të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 05, 2022 10:03 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë sulmojnë xhaminë Al-Aksa

Kolonët sionistë sulmuan xhaminë Al-Aksa me rastin e përvjetorit të pushtimit të Palestinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, grupet e kolonëve sionistë këtë javë u bënë thirrje sionistëve që të shkojnë në xhaminë Al-Aksa me rastin e asaj që quhet "Dita e Pavarësisë". Regjimi sionist për këtë qëllim hapi portën perëndimore të Xhamisë Al-Aksa  dhe grupi i parë i kolonëve sionistë hynë në xhami. Në këtë drejtim, lëvizja Fatah shpalli gatishmërinë publike dhe u bëri thirrje të gjithëve që të vijnë në zonat e konfliktit, në qytetin e Kodsit dhe në xhaminë Al-Aksa. Sipas Rai Today, lëvizja në një deklaratë tha se me të gjitha mjetet e disponueshme dhe të garantuara nga ligji ndërkombëtar, do të kundërshtonte agresionin sionist kundër Kodsit, Xheninit dhe të gjitha provincave të tjera. Fatah u bëri thirrje palestinezëve që të falen në xhaminë Al-Aksa dhe të ngrenë flamurin palestinez në oborret e saj, duke i rezistuar kështu sulmit të gjerë nga kolonët. Lëvizja theksoi "unitetin e gjakut dhe fatit palestinez" dhe kundërshtoi të gjitha përpjekjet sioniste për të shkatërruar këtë unitet, duke deklaruar se Kodsi është zemra e Palestinës, ndërsa Bregu Perëndimor dhe Gaza janë venat e tij.