Regjimi sionist i tmerruar; kërcënon me vrasje udhëheqësit e Hamasit
Regjimi racist dhe sionist, i cili muajt e fundit është zhytur në një atmosferë frike dhe tmerri për shkak të operacioneve martire dhe rezistencës së fortë të popullit dhe luftëtarëve palestinezë, për shkak të paaftësisë së tij në garantimin e sigurisë ka kërcënuar se do të vrasë liderët e Hamasit jashtë territoreve të pushtuara.
Regjimi pushtues u ka njoftuar aleatëve të tij se po përgatitet të dërgojë ekipe jashtë vendit për të vrarë liderët e Hamasit si hakmarrje për operacionet e palestinezëve gjatë dy muajve të fundit, raportoi Times. Gazeta shkroi më tej se Tel Avivi kishte paralajmëruar Hamasin për operacionin e afërt të shërbimeve të inteligjencës izraelite në Azinë Perëndimore dhe Evropë. The Times shkruan se nuk ka gjasa që ushtria sioniste të vrasë liderët e Hamasit brenda, pasi një lëvizje e tillë mund të ndezë zjarrin e luftës dhe se atentate mund të ndodhin në vende të tjera të rajonit, si Liban apo Katar, ku jetojnë anëtarët e lartë të Hamasi. Pas fjalimit të stuhishëm të Jahya al-Senëar, liderit të lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, në mesin e elitës palestineze në Gaza, që përkoi me Ditën Botërore të Kodsit, sionistët u kapën nga paniku dhe qarqet e djathta sioniste kërkuan me insistim vrasjen e tij. Al-Senovar u bëri thirrje grupeve të rezistencës dhe anëtarëve të tyre ushtarakë që të ruajnë gatishmërinë e tyre. Me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, beteja nuk do të përfundojë, por do të fillojë, tha ai. Këto komente shumë shpejt krijuan shqetësime tek sionistët, aq sa kanali i 13-të i regjimit sionist, i afërt me Mosadin, bëri thirrje për vrasjen e Al- Senovar. Në reagim ndaj kërcënimit të regjimit sionist, al- Senovar theksoi se jeta e tij po vazhdonte normalisht dhe se ai nuk kishte frikë nga askush dhe nuk i merrte parasysh kërcënimet. Nga ana tjetër, Khalid al-Batash, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, të shtunën paralajmëroi regjimin sionist dhe tha: Vrasja e ndonjërit prej liderëve të rezistencës, me në krye Jahja al-Senëar, do të thotë se pushtuesit për veten e tyre do të hapin dyert e ferrit. Abu Ubajdah, zëdhënësi ushtarak i Brigadave Ezedin al-Kassam, gjithashtu paralajmëroi për pasojat e përpjekjeve të regjimit sionist për të vrarë liderët e rezistencës, duke shtuar: Çdo atentat ndaj al- Senovar -it apo ndonjë prej liderëve të rezistencës do të shkaktojë një tërmet në rajon dhe kjo përgjigje do të jetë e tillë që beteja e "Shpatës së Kodsit" kur të krahasohet me atë që do të shohë armiku me sytë e tij, do të konsiderohet si një ngjarje normale. Pas këtij veprimi, ushtria izraelite këshilloi liderët e saj politikë që të përmbahen nga vrasja e Al- Senovar.