Muhamed bin Zajed zgjidhet president i Emirateve të Bashkuara Arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127148-muhamed_bin_zajed_zgjidhet_president_i_emirateve_të_bashkuara_arabe
Këshilli i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjedhur Muhamed bin Zajed Al Nahjan president të ri të këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 14, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • Muhamed bin Zajed zgjidhet president i Emirateve të Bashkuara Arabe

Këshilli i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka zgjedhur Muhamed bin Zajed Al Nahjan president të ri të këtij vendi.

Kanali televiziv Al-Jazeera njoftoi se pas vdekjes së Khalife bin Zajed Al Nahjan, president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Këshilli i Lartë i këtij vendi mbajti një mbledhje në të cilën zgjodhi Muhamed bin Zajed Al Nahjan në postin e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Khalife bin Zajed Al Nahjan vdiq të premten në moshën 73-vjeçare.

Khalife bin Zajed ishte djali i madh i Zajed bin Sulltan Al Nahjan, themeluesit të shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëkohësisht princ i kurorës, ndërsa më pas u emërua në postin e guvernatorit të Abu Dhabit pas vdekjes së babait të tij.

Më 3 nëntor 2004, Këshilli i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe zgjodhi Khalife bin Zajed në postin e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Khalife bin Zajed ishte kreu i dytë i shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe që nga themelimi i këtij shteti më 2 dhjetor 1971 dhe guvernatori i 16-të i Abu Dhabit.