Rritja e dhjetëfishtë e popullsisë palestineze që nga viti 1948
Qendra Palestineze e Regjistrimit raportoi një rritje 10-fish të popullsisë palestineze që nga viti 1948 e deri më tani.
Faqja informative Arabi 21 njoftoi se Qendra Palestineze e Regjistrimit në një raport të saj ka deklaruar se numri i popullsisë palestineze 74 vjet pas ditës së pushtimit "Nekbat" në të cilën shumë palestinezë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë dhe vendbanimet e tyre në vitin 1948, është rritur 10 herë më shumë.
Qendra Palestineze e Regjistrimit në raportin e saj tha se pavarësisht zhvendosjes me dhunë të më shumë se 800.000 palestinezëve në vitin 1948 dhe dëbimit me dhunë të më shumë se 200.000 palestinezëve të tjerë në vendet fqinje, veçanërisht në Jordani pas luftës së qershorit të vitit 1967, numri i palestinezëve në botë në tërësi deri në vitin 2021, ishte rreth 14 milionë njerëz, rreth gjysma e të cilëve, ose shtatë milionë prej tyre jetojnë në territorin e Palestinë.
Sipas Qendrës së Regjistrimit të Palestinës, një vlerësim i popullsisë tregon se deri në fund të vitit 2021, popullsia e Bregut Perëndimor të Lumit Jordan duke përfshirë edhe Kodsin e pushtuar, ishte 3.2 milion dhe Rripi i Gazës ishte afërsisht 2.1 milion banorë. Numri i banorëve palestinezë në Bejtul-Mokades arriti afërsisht 477.000 deri në fund të vitit 2021.
Qendra Palestineze e Regjistrimit bëri të ditur gjithashtu se palestinezët përbëjnë 49.9 për qind të popullsisë së territoreve të pushtuara palestineze dhe se sionistët përbëjnë 50.1 për qind. Rastet e regjistruara nga Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në dhjetor të vitit 2020 e vendosin numrin e refugjatëve dhe azilkërkuesve palestinezë në të gjithë botën në rreth 6.4 milionë.
Sipas raportit të kësaj qendre, 28.4% e popullsisë palestineze jeton zyrtarisht në 58 kampe të refugjatëve të UNRWA-s. Prej tyre, 10 janë në Jordani, 9 në Siri, 12 në Liban, 19 në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe tetë në Rripin e Gazës. Një numër refugjatësh palestinezë nuk janë regjistruar ende nga UNRWA.