Mekdad: Prania e paligjshme ushtarake amerikane në Siri po arrin fundin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127422-mekdad_prania_e_paligjshme_ushtarake_amerikane_në_siri_po_arrin_fundin
Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Faisal Mekdad tha se prania e paligjshme e forcave ushtarake amerikane në krahun verior të pasur me energji të Sirisë po arrin fundin e saj dhe qeveria e Damaskut së shpejti do të ushtrojë sovranitetin e saj mbi zonat e pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2022 15:37 Europe/Tirane
  • Mekdad: Prania e paligjshme ushtarake amerikane në Siri po arrin fundin

Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Faisal Mekdad tha se prania e paligjshme e forcave ushtarake amerikane në krahun verior të pasur me energji të Sirisë po arrin fundin e saj dhe qeveria e Damaskut së shpejti do të ushtrojë sovranitetin e saj mbi zonat e pushtuara.

"Prania e paligjshme ushtarake e SHBA-së në rajonin Jazira të Sirisë veriore po arrin fundin e saj dhe rajonet e pushtuara nga forcat amerikane së shpejti do të jenë nën autoritetin e qeverisë së Damaskut," tha Mekdad në një intervistë ekskluzive me rrjetin  televiziv të lajmeve al-Ikhbariyah. Ai vuri në dukje se refuzimi i ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të Sirisë, mbështetja e palëkundur për kauzën palestineze, si dhe lufta që synon çlirimin e plotë të territoreve të pushtuara arabe janë ndër politikat parimore të Sirisë. “Duke pasur parasysh angazhimin e fortë të Sirisë ndaj pozicioneve të tilla, si dhe vendndodhjen e saj gjeostrategjike dhe ndikimin e madh rajonal, vendet armiqësore janë përpjekur të ndikojnë në politikat e qeverisë së Damaskut dhe pasi dështuan në përpjekjet e tyre, ata iu drejtuan terrorizmit dhe sponsorizuan kërcënimin terrorist me miliarda dollarë,” theksoi Mekdad. Ai vazhdoi duke thënë se forcat e armatosura siriane, kombi dhe lidershipi, përmes qëndrueshmërisë së vendosur, penguan skenarin perëndimor që synonte shpërbërjen e Sirisë, ndërprerjen e ndikimit të saj dhe krijimin e një status quo të re që do t'i shërbente interesave të regjimit okupator izraelit.