Sionistët sulmojnë sërish lagjen Sheikh Xharah
Kolonët sionistë të shtunën u përleshën me palestinezët në lagjen Sheikh Xharrah të Kodsit të pushtuar.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, sionistët pushtues në këtë sulm kanë përdorur armë zjarri. Të paktën një palestinez u qëllua dhe u plagos në sulmin e lartpërmendur. Muhamed Hamadeh, zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në Kodsin e pushtuar, së fundmi, në reagim ndaj sulmeve të ushtrisë dhe kolonëve sionistë në lagjen “Sheikh Xharrah”, deklaroi: Sulmi i kolonëve sionistë ndaj palestinezëve në lagjen "Sheikh Xharrah" është një agresion i dukshëm dhe lojë me zjarrin në Kods. Mirëpo e gjithë Palestina do të ngrihet me të gjitha forcat për të mbrojtur Kodsin, tha ai. Lagjja Sheikh Xharrah në Kodsin e pushtuar në muajt e fundit ka qenë dëshmitare e sulmeve të gjera ndaj palestinezëve nga kolonët dhe ushtria okupuese sioniste. Vendimi i regjimit sionist për të dëbuar banorët e kësaj lagje ka sjellë një valë dënimesh dhe kritikash ndërkombëtare. Aktualisht, të paktën 28 familje palestineze në lagjen Sheikh Xharrah janë në rrezik të zhvendosjes së detyruar dhe humbjes së shtëpive të tyre.