Mbështetja ajrore amerikane për terroristët e ISIS në Irak
(last modified Wed, 25 May 2022 14:37:13 GMT )
May 25, 2022 16:37 Europe/Tirane
  • Mbështetja ajrore amerikane për terroristët e ISIS në Irak

Një anëtar i komandës operative të forcave irakiane Hashd Sha'bi në Bagdad njoftoi mbështetjen ajrore të Amerikës për terroristët takfiristë të ISIS në Irak me qëllim të vazhdimit të terrorizmit në këtë vend.

Faqja informative "Al-Ma'lume" njoftoi se Abbas al-Zejdi, anëtar i komandës operative të forcave "Hashd Sha'bi" në Bagdad të Irakut, tha të mërkurën se Amerika ka kontrollin e hapësirës ajrore të Irakut dhe po ndërmarrin veprime në disa zona për të mbështetur terrorizmin.

Al-Zejdi duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose NATO mund të synojnë të godasin bazat e forcave të sigurisë në rajone të ndryshme të Irakut, shtoi: "Amerika po përpiqet të zhvendosin grupet terroriste nga një rajon në tjetrin dhe të përfitojë nga disa boshllëqe në zona të caktuara. Amerika gjithashtu mbështet elementët terroristë në vazhdimin e operacioneve të tyre terroriste në Irak".

Më herët, Xhabar Al-Ma'mour, kryetari i Unionit të Dijetarëve Myslimanë të Irakut, tha në një deklaratë se sipas të dhënave të sigurisë, rreth 85% e armëve të përdorura nga grupi terrorist ISIS janë amerikane.

Forcat irakiane të sigurisë kanë intensifikuar procesin e ndjekjes, arrestimit dhe pastrimit të elementëve të grupit terrorist ISIS pas rifillimit të sulmeve në disa pjesë të vendit.

Tags