Nasrallah paralajmëron Izraelin
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Hezbollah të Libanit të mërkurën bëri homazhe për dëshmorët, përfshirë martirin iranian gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, për kontributin në çlirimin e Libanit nga okupimi izraelit.
Sejed Hasan Nasrallah foli me rastin e Ditës së Çlirimit të Libanit, duke e quajtur atë “gozhdën e fundit në arkivolin” e “Izraelit të Madh”. Ai veçoi Iranin dhe gjeneral-lejtnant Soleimani për "kontributet e mëdha" në ditët e fundit të okupimit të Libanit jugor nga regjimi izraelit. Ai tha se 25 maji 2000 ishte "një nga ditët e pakta të lumtura" që rajoni ka përjetuar në më shumë se 40 vjet. Nasrallah tha se kjo ditë është "arritja më e madhe" e Libanit dhe një "kujtues i vazhdueshëm i vrastarisë dhe barbarisë së Izraelit, i cili pretendon të jetë një shtet normal dhe modern me të cilin vendet e rajonit mund të bashkëjetojnë". "Kjo ditë ishte gozhda e fundit në arkivolin e "Izraelit të Madh" - sepse ushtria izraelite, e cila nuk mundi të vazhdojë të pushtojë Libanin jugor, që është vendi më i dobët në rajon, nuk mund të krijojë një Izrael të Madh nga Nili deri në Eufrat”, tha ai. Nasrallah tha se përmes rezistencës Libani ishte në gjendje të rimarrë të drejtat dhe lirinë e tij dhe "të mos presë që ndonjë regjim arab apo dikush tjetër të na çlirojë". “Falenderojmë Zotin, i cili na ndihmoi për të përmbushur këtë fitore dhe ne falënderojmë të gjithë libanezët e të gjitha shtresave që ndihmuan rezistencën, dëshmorët dhe luftëtarët”, tha kreu i Hezbollahut. Çlirimi, tha ai, nuk ishte "një shëtitje nëpër rrugë", por "rezultat i gjakut, lotëve dhe i atyre që luftuan kundër armikut". Udhëheqësi i Hezbollahut, ndërkohë, paralajmëroi se lëvizjet provokuese të regjimit izraelit dhe kolonëve sionistë në territoret e pushtuara mund të çojnë në "një shpërthim të madh" në rajon. “Çfarëdo veprimi që synon Xhaminë al-Aksa do të shqetësonte rajonin, sepse një shkelje e tillë provokon çdo qenie njerëzore liridashëse dhe dinjitoze”, paralajmëroi ai.