Trupat sioniste ikin nga qyteti i Xheninit pas rezistencës palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127798-trupat_sioniste_ikin_nga_qyteti_i_xheninit_pas_rezistencës_palestineze
Ushtria sioniste pas sulmit në Xhenin dhe pas përballjes me rezistencën e armatosur të palestinezëve që jetonin në qytet u detyrua të tërhiqej.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 27, 2022 20:17 Europe/Tirane
  • Trupat sioniste ikin nga qyteti i Xheninit pas rezistencës palestineze

Ushtria sioniste pas sulmit në Xhenin dhe pas përballjes me rezistencën e armatosur të palestinezëve që jetonin në qytet u detyrua të tërhiqej.

Sipas burimeve palestineze, ushtria sioniste sulmoi qytetin e Xheninit mëngjesin e kësaj të premteje, por hasi në rezistencë të fortë nga të rinjtë palestinezë dhe ushtarët e regjimit sionist u tërhoqën pas kësaj përleshjeje. Dhjetëra automjete të blinduara sioniste transportonin forcat pushtuese që sulmuan qytetin e Xheninit, thanë burimet lokale. Sipas raportit, mes ushtrisë sioniste dhe banorëve të këtij qyteti ka pasur përleshje dhe të rinjtë palestinezë i kanë rezistuar sulmit sionist. Xhenini është bërë fokusi kryesor i rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor ndaj pushtimit izraelit. Regjimi sionist njoftoi së fundmi mundësinë e një sulmi ushtarak në shkallë të gjerë në qytet për t'i shkaktuar "goditje të rënda" rezistencës palestineze.